Refuzoi notë-protestën, Serbia nuk njeh ambasadorin shqiptar

  • 9 years ago
Serbia nuk njeh ambasadorin tonë në Beograd Ilir Boçka, pas refuzimit që kryediplomati shqiptar i bëri notë protestës ndaj vendit tonë në lidhje me incidentin ndaj futbollistëve të kombëtares serbe. Kryeministri Aleksandar Vuçiç është shprehur për mediat serbe se për 6 muajt e ardhshëm, ambasadori nuk do të ketë asnjë kontakt diplomatik jo vetëm me të, por me asnjë zyrtarë tjetër serb.

?Në gjashtë muajt e ardhshëm, me ambasadorin e Shqipërisë, Ilir Boçka nuk do të ketë më kontakte diplomatike, për shkak se ai refuzoi të pranojë notën e protestës. Një sjellë jo diplomatike të cilën nuk mund ta kuptoj?, - është shprehur kryeministri serb në një konferencë për mediat.

?Serbia ka pasur në dorë dy alternative, tha Vuçiç, - ose ta shpallë person non grata ose ta bllokojë për 6 muajt e ardhshëm?.

Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë e quajti incident diplomatik goditjen me gurë të autobusit të ekipit serb ndërsa vinin nga Rinasi në drejtim të Tiranës ku do akomodoheshin në hotel. Ministria thirri ambasadorin shqiptar në Beograd për t?i dhënë notën e protestës, por kryedplomati shqiptar nuk shkoi?veprim i cili duket se nuk është mirëpritur nga kryeministri Vuçiç.

Këtë mëngjes të përditshmet serbe, e konkretisht ?Vecernje Novosti? pati titull kryesor të sajin sulmin me gurë ndaj autobusit të kombëtares serbe. ?Autobusi i ekipit serb u qëllua me gurë në Tiranë. Serbia i dorëzoi notë proteste ambasadorit shqiptar në Beograd, ai refuzoi të marrë atë?, shkruante kjo gazetë.

Për incidentin ndaj ekipit serb Policia e Tiranës arrestoi një 14-vjeçar.