Fier, punonjësit e rafinerisë së naftës në protestë, 3 muaj pa rroga

  • 9 years ago
130 punonjës të rafinerisë së naftës ?Armo? në Fier edhe gjatë ditës sotme kanë dalë në protestë. Punonjësit kanë 3 muaj pa marrë pagat, ndërsa pasi kanë ndërprerë punën ata kanë kërkuar të takohen me drejtuesit e rafinerisë.

Protestuesit pohojnë se kompania nuk po kalon probleme financiare pasi puna vijon normalisht dhe sipas tyre mosmarrja e pagave ka ardhur si pasojë e neglizhencës së drejtuesve të firmës.

Banorët kërcënojnë me përshkallëzim protestash nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.