Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku mori pjesë në Asamblenë e OKB, kryeministri Edi Rama është ndalur në kryesinë e Kuvendit ku zhvilloi një takim me kryeparlamentarin Ilir Meta për më shumë se 90 minuta. Kryeministri Rama ka zgjedhur që rrugën nga kryeministria për në kryesinë e Kuvendit dhe anasjelltas të bëjë në këmbë. Interesi i gazetarëve ishte i madh, ndërsa kryeministri Rama nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat në lidhje me këtë takim.