Rama takon Metën në Kryesinë e Kuvendit, pas vizitës në SHBA

  • 9 years ago
TIRANË ? Kryeministri, Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta po zhvillojnë një takimnë Kryesinë e Kuvendit, takimi i nisur që prej orës 16:00. Takimi i dy liderëve të koalicionit qeverisës vjen pas kthimit të Ramës nga vizita 1-javore në SHBA dhe kur po flitet për një krisje të mazhorancës.

Ora 15:55 Rama mbërrin në Kryesinë e Kuvendit
Kryeministri, Edi Rama ka shkuar në këmbë nga Kryeministria për në Kryesinë e Kuvendit rreth 5 minuta para orës së takimit. Rama ka mbërritur i pa shoqëruar. I veshur gjysmë zyrtar dhe gjysmë sportiv dhe me duar në xhepa, Rama kaloi vijat e bardha në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit? dhe më pas u drejtua për në ambientet e brendshme të Kryesisë së Kuvendit.

Takimi Rama-Meta

Një takim i tillë vjen fill pas kthimit të Ramës nga vizita një javore në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Rama dhe Meta pritet të kenë në fokus të takimit situatën e fundit politike si dhe mund të flitet për një rikompozim të qeverisë me kërkesë të kreut të LSI-së.

Në zhvillimet e fundit politike në vend u fol për një flirt mes Metës dhe Berishës. Nga ana tjetër nuk kanë munguar dhe diskutimet mbi hipotezën e një koalicioni të madh qeverisës PS-PD.

Vetëm dy ditë më parë, Kuvendi rrëzoi me shumicë votash nismën ligjore të Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar të përshpejtuar për çështjen ?CEZ?. Në votim PS dha votë kundër, ndërsa LSI pati një qëndrim të dyzuar ku disa deputetë votuan pro dhe disa të tjerë abstenuan. Kurse PD votoi pro, por Berisha nuk mori pjesë në votim.