Tiranë, zbulohet fabrika e falsifikimit bllokohen 11 ton sheqer e 800 kg kafe

  • 9 years ago
Seksioni për Krimin Ekonomik Financiar ka arrestuar një 47 vjeçar në Tiranë, për falsifikim të markave të ndryshme të kafes dhe sheqerit. Gjatë kontrollit, në garazhin e Mirat Vllacaj në rrugën ?Dhimitër Kamardo?, u gjetën dhe u bllokuan 800 kg kafe e ambalazhuar në marka të falsifikuara si dhe 11.234 kg sheqer.

Gjithashtu u zbulua se kati i parë i banesës së tij shërbente si fabrikë për amballazhimin e sheqerit, duke falsifikuar marka të ndryshme.

I arrestuari akuzohet për veprat penale ?Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë?, ?Riprodhimi pa të drejtë i veprës së tjetrit?, ?Fshehja e të ardhurave?, ?Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve?.

Recommended