Certifikohen 29 të burgosura, Klosi: Profesioni i së ardhmes, jo dënimi

  • 9 years ago
Ministri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi, mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 29 grave të burgosura, të cilat morën pjesë në kurset e formimit professional.Në aktivitetin e zhvilluar në qëndrën e formimit professional nr.4 , Klosi tha se ?këto kurse profesionale si dhe certifikimi i ketyre garve, ka ardhur si pasojë e bashkpunimit të MMRS me Drejtorinë e Burgjeve?.

Në fjalën e tij të rastit, ministri Klosi theksoi se është detyrë e institucioneve shtetërore që personat që vuajnë dënime në burgje t?i edukojnë dhe t?i bëjnë ata të gatshëm për të qenë nesër sërish qytetarë të denjë të shoqërisë. Ndaj, ka theksuar ministri, këto kurse që po kryhen falë një marrëveshjeje me Ministrinë e Drejtësisë, synojnë pikërisht që t?iu japin individëve që vuajnë dënimet në IEVP, mundësinë që të marrin një profesion, i cili do t?u shërbejë në momentin që do mbarojnë dënimin.

?Nëpërmjet trajtimit në këto qendra të formimit profesional, ne kemi arritur që disave prej jush t?u japim gjatë këtyre ditëve të dënimit një zanat më shumë, një eksperiencë më shumë të punës dhe për të qenë të gatshme për t?u riaktivizuarnë jetën tuaj të përgjithshme. Dënimi që ju keni marrë ka qenë i së shkuarës, ndërsa trajnimi që keni marrë në qendrat e formimit profesional është një gjë që i takon së ardhmes suaj?, - u shpreh ministri Klosi në fjalën e tij.

Ministri Klosi preku edhe një herë nevojën për të ndërhyrë në arsimin profesional, për ta bërë atë më fleksibël ndaj interesave dhe kërkesave të komunitetit të biznesit në përgjithësi dhe të tregut europian të punës në veçanti. Për këtë qëllim, ai paralajmëroi një reformim të këtij sistemi, duke përfshirë këtu bashkimin e Qendrave të Formimit Profesional me shkollat e mesme të Arsimit Profesional për t?i kthyer ato në qendra multifunksionale.

Recommended