Durrës, trafikonin armë e municione arrestohen në flagrancë 5 persona

  • 9 years ago
5 persona lkanë rënë në prangat e policisë së Durrësit në kuadër të operacionit "Arsimtari" duke i sekuestruar dy armë zjarri, fishekë dhe kanabis sattiva.Selman Tafa, 62 vjeç, Avni Murati, 38 vjeç, Sulejman Murati, 53 vjeç janë arrestuar në flagrancë nga policia

Në Qerek, pranë Aeroportit ?Nënë Tereza? gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me drejtues Avni Murati, i?u gjetën dhe i?u sekuestruan dy armë zjarri automatike model 56, 3 krëhëra me 34 copë fishekë.

Të arrestuar të tjerë janë Onjel Take, 39 vjeç dhe Ergys Çela, 21 vjeç. Gjatë kontrollit në mjetin e tyre është gjetur 500 gram lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Mbi të arrestuarit rëndon akuza e trafikimit të armëve dhe prodhim dhe shitje narkotikësh.Në total në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale

?3 krëhëra me 34 copë fishekë;
?1 automjet i markës Nissan me targë AA183JO dhe 1 automjet i markës Mercedes Benz me targa AA211LB
?dhe 7 telefona celularë.