A1 Report - Rama: Më në fund Gjykata po lëviz Halimi: Se vlerësojnë punën tënde!

  • 9 years ago
TIRANE - Përmes një postimi në Facebook, Kryeministri Edi Rama i referohet arrestimeve të bëra ndaj vjedhësve të energjisë elektrike, duke theksuar se edhe gjykata po lëviz në drejtimin e duhur duke lënë në burg fajtorët.

?Të dhënat e Operacionit Kundër Vjedhjes së Energjisë jane mjaft inkurajuese. Më në fund edhe në gjykata diçka po lëviz në drejtimin e duhur në këtë fushë. Jo pak vjedhës të energjisë po mbeten në burg?- shprehet Kryeministri

Nga ana tjetër shefi mazhorancës shprehet se aksioni i ç?rrënjosjes së sistemit nga vjedhësit e energjisë dhe abuzuesit, nuk do të reshtë derisa të jetë zhdukur si fenomen.

?Nuk janë të varfërit shkaku i shkatërrimit që ka sjellë vjedhja e energjisë për vendin e për shoqërinë tonë, po janë ata që e vjedhin energjinë edhe pse i kanë lekët për të paguar - në radhë të parë ata që kanë biznese të mëdha e njësi tregtare dhe janë mësuar të paguajnë sa një konsumator familjar. Prandaj edhe Operacioni Kundër Vjedhjes së Energjisë është fokusuar në këtë fazë të parë pikërisht tek vjedhësit e mëdhenj e të kamur. Së bashku me bashkëpunëtorët e tyre brenda kompanisë ata po arrestohen dhe çohen përditë përpara drejtësisë. Ky operacion nuk ka ndalim as mbarim, deri ditën kur ky fenomen skandaloz dhe shkatërrues i vjedhjes së energjisë nga të katër anët, të jetë zhdukur në çdo cep të Shqipërisë?, thotë kreu i qeverisë.