A1 Report - Tiranë, dy persona grabisin me armë 1 qytetar kur doli nga farmacia

  • 9 years ago
TIRANE - Një grabitje me armë është raportuar pasditën e sotme në kryeqytet. Dy persona kanë sulmuar dhe grabitur një qytetar në rrugën ?Hoxha Tahsin? në Tiranë, i cili po dilte nga farmacia.

Mëshoet se dy grabitësit janë përleshur me qytetarin, ndërsa njëri prej tyre madje ka nxjerrë edhe armë, por fatmirësisht nuk ka pasur të shtëna. Nuk dihet ende identiteti i dy grabitësve si dhe i qytetarit dhunuar.

Ndërkohë gjendja shëndetësore e qytetarit është jashtë rrezikut për jetën, i cili ka marrë vetëm shembje në krah, ndërsa grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për kapjen e grabitësve, ndaj të cilëve qytetari i grabitur ka nisur kallëzim penal.

Recommended