Dita Ndërkombëtare pa makina Veliaj: Ajri sot 4 herë më i pastër

  • 9 years ago
Sot dita Ndërkombëtare pa makina sikurse ishte paralajmëruar pa makina. Bulevardi Dëshmorët e Kombit ka vetëm njerëz me biçikleta, tregtarët që bëjnë gati tendat e tyre dhe aktivitete të shumta.

Në një prononcim për mediat kreu i Bashkisë pjesëmarrës në aktivitetet që po zhvillohen në Ditën Ndërkombëtare pa makina, u shpreh se sot Tirana është 4 herë më e pastër se një ditë normale kljo nga matja që po bëhet me anë të një paisjeje të vendosur në qendër të kryeqytetit

"Të gjithë jemi të ndërgjeshsëm tha Veliaj se qyteti nuk është ideal për parkimin për hapësira të gjelbra për lëvizjen e këmbësorëve por nga diku do të duhet të fillojmë.Të gjithë të kontribuojmë të luftojmë që të pastrojmë qytetin të kthejmë buzëqeshjen tek fëmijet.Të përdorim më pak makinat në një rrugë më pak se 1km të bëjmë logaritë ndryshe"- tha kryebashkiaku.

Pyetjes së gazetarëve se a do të vazhdojnë nisma të tila në kryeqytet Veliaj ju përgjigj pozitivisht duke theksua se edhe çlirimi i Tiranës 17 Nëntori do të shënjojë një ditë më aktivitet të shumta.

Lidhur me koristë e biçikletave Veliaj tha se po bën një transparencë në lidhje me kompanitë që o investojnë për ndërtimin e tyre sic bënë me nismën ?Dhuro një çerdhe?

Recommended