Korçë, ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, shqetësim

  • 9 years ago
Ndërhyrjet e paligjshme në rrjetin e ujit të pijshëm janë kthyer në një shqetësim për Ndërmarrjen e Ujësjellësi në Korçë.

Situata më kritike është në fshatra, ku banorët e përdorin ujin e pijshëm pa kriter për ujitjen e tokave bujqësore.

Prej pak ditësh përmes një aksioni të ndërmarrë në terren kanë nisur edhe verifikimet dhe gjobat nga drejtoria e ujësjellësit.

Ndërkaq në fshatra problematike mbeten edhe arkëtimet pasi shumë familje janë debitore prej vitesh pavarësisht se konsumojnë ujë të pijshëm.