Bleona: Unë dal topless para babit vajzat e 'turpshme' bëjnë aborte

  • 9 years ago
Në konferencën e saj për mediat, zhvilluar ditën e sotme në Tiranë, Bleona Qereti ka rrëfyer të rejat më të fundit rreth jetës së saj profesionale duke kthyer kokën pas në gjithçka ka kaluar për të arritur deri këtu ku është sot.

Ylli i 'Take You Over' me dhimbje tha që nuk është e lumtur, ndërsa pohoi se shumë net i ka kaluar duke qarë në shtrat, pa e ditur se çfarë do të bëhj me jetën e saj. 29­vjeçarja rrëfeu suksesin e kohëve të fundit duke e konsideruar situatën që ndodhet sot në më të rëndësishem e karrierës së saj.

Këngëtarja shqiptare i bëri thirrje kolegëve të tjerë bashkëkombas të provojnë të vazhdojnë karrierën e tyre në Amerikë, sepse Bleona ka hapur rrugën për të gjithë atje.

E pyetur rreth 'one night stands' (fjetjet për një natë), ajo tha se nuk është 'fast food' dhe edhe pse mund të pasqyrojë të kundërtën në media, është në fakt shumë konservatore.

Këngëtarja vijoi duke thënë se gjatë gjithë jetës së saj mund t'i numërojë partnerët me gishtat e një dore, ndërsa shtoi se nuk ka bërë seks për një kohë shumë të gjatë. "Unë nuk po kërkoj për të kaluar natën me dikë, dua një baba për fëmijën tim dhe këto janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme".

Sa i takon fotove topless të publikuara nga paparacët, bukuroshja pohoi se prej 13 vitesh praktikon plazhin topless dhe ndihet shumë mirë. "Të gjithë njohim shumë vajza që para babait nuk flasin, por shkojnë e bëjnë nga 3 aborte në vit. Unë këto nuk i bëj, por dal topless para babait tim. Ke noi problem ti ba?!"

Ajo gjithashtu nuk e përjashtoi mundësinë për të ngjizur një fëmijë në mënyrë artificiale, me metodat e reja të fertilitetit...

Recommended