Rama: Drejtësia e korruptuar po pengon zhvillimin e ekonomisë

  • 9 years ago
TIRANË - Sistemi i korruptuar i drejtësisë po pengon zhvillimin ekonomik në vendin tonë përmes vendimeve arbitrare të gjyqtarëve në raport me ekzekutimin e kolateraleve. Ky ishte mesazhi i percjelle nga kryeministri Edi Rama i cili mori pjesë në tryezën e përbashkët të organizuar mes Bankës së Shqipërisë dhe qeverisë mbi sfidat ekonomike që ka sistemi ynë bankar dhe kreditimin.

?Është e rëndësishëm mungesa e kryetarëve të gjykatave në këtë tryezë. Nëse ka një shembull kuptimplotë për faktin se si një drejtësi e korruptuar mund të pengojë ekonominë dhe zhvillimin ekonomik, këtë shembull na e jep sjellja arbitrare e gjykatave dhe gjykatësve të korruptuar në raport me ekzekutimin e kolateraleve?, - deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, çlirimi i bankave nga kthetrat e korrupsionit të sistemit të drejtësisë për t?i mundësuar atyre ekzekutimin e kolateralit, është një hap i rëndësishëm për zhbllokimin e kredive.

?Jemi të vetëdisjshëm që puna e bërë për ulje e kredive të këqija nga një nivel prag katastrofik prej 25 %, gjithsesi ende shumë të lartë prej 20 %, ka një limi dhe këtë limit nuk mund ta kapërcejë as vullneti i bankave për të dhënë më shumë kredi në kushtet e një gjendje shumë të shëndetshme, dhe as vullneti i qeverisë për të stimuluar kreditimin, pasi ky limit përcaktohet nga korrupsioni në drejtësi. Ne e kemi marrë me shqetësim qysh në ditën e parë cështjen e kredive të këqija si shprehje e një ekonomike në krizë dhe një gjendje financiare tejet kaotike?, - tha kreu i qeverisë.