Korçë, shkolla pa banka, pa dyer e dritare, lë pa mësim 300 nxënës

  • 9 years ago
KORÇË- Rreth 300 nxënës në fshatin Rëmbec në bashkinë e Maliqit nuk kanë mundur të ulen në bankat e shkollës në këtë vit të ri arsimor. Shkolla e lënë pas dore nga viti në vit ka degraduar duke bërë që atje të jetë i pamundur qëndrimi i fëmijëve.

Pa banka, pa karrike, pa dyer e dritare asnjë fëmijë nuk mund të zhvillojë mësim në këtë imstitucion.Përballë kësaj gjendje fëmijët nuk kanë bërë mësim si gjithë të tjerët, ndërsa nuk dihet se kur do të mund të nisin vitin shkollor.

Ndërsa nxënësit tregojne realitetin e dhimbshëm dhe apelojnë për gjetjen e një zgjidhje, Drejtori i shkollës, Qerim Kreka, ka sqaruar se nuk mund te zhvillonim mesimin pasi kushtet jane tejet të vështira, mungojne edhe elementet bazë për kryerjen e mesimit

Kjo shkollë nuk është e vetmja problematike në bashkinë e Maliqit. Shkolla të tjera kane mungesa edhe ne njesite administrative te Gores dhe Moglicës ku edhe për shkak te numrit te vogel te nxenesve nuk janë bere ndërhyrje.