Akuzat, kreu i Këshillit të Qarkut Kukës: PD të mos dezinformojë

  • 9 years ago
KUKËS - Kryetari i sapo zgjedhur i Këshillit të Qarkut Kukës, Abedin Oruçi, ka reaguar pas deklaratës së Edi Palokës.

Duke hedhur poshtë akuzat e bëra nga PD, Oruçi ka theksuar se gjate zgjedhjes se tij si kreu i Qarkut, por edhe në momentin e hyrjes në zyrën e Kreut aktual te Qarkut nuk ka ndodhur ndonjë incident apo "hyrje me force".

Oruçi ka deklaruar se disponon fakte që hedhin poshtë akuzat e bëra dhe i vë ato në dispozicion të mediave dhe organeve ligj-zbatuese.

Ai i bën thirrje Palokës dhe PD që të mos dezinformojë publikun e të mos humbasin kontrollin,por të pranojnë humbjen e kreut të Këshillit te Qarkut nga votat e 23 qershorit.