Eduard Ndocaj: Marrëdhëniet me Ramën të mira e të këqija

  • 9 years ago
Eduard Ndocaj, i cili është kandidati në pritje për të marrë mandatin e deputetit të dorëzuar nga Arben Ndoka, në një intervistë për ?Shqiptarja.com?, shprehet se deri tani nuk është kontaktuar nga asnjë zyrtar i PS-së.

I pyetur për marrëdhënien e tij me kryeministrin Edi Rama, Ndocaj thotë se ka pasur ulje dhe ngritje, por shton se ?për të mirën e qytetarëve? do të ketë një bashkëpunim.

Nga ana tjetër, Ndocaj thotë se, mandati i deputetit nuk i takon Partisë Socialiste por është i Qarkut të Lezhës dhe se shpreson tek një vendim ?i duhur? nga ana e KQZ-së.


Jeni kontaktuar nga PS pas vendimit nga z. Arben Ndoka?
Jo nuk jam kontaktuar nga asnjë person nga PS dhe unë e respektoj vendimin e Ndokës dhe pse është një vendim i tij personal.

Si janë marrëdhëniet mes jush dhe Kryeministrit Edi Rama? Pasi ka pasur raportim për marrëdhënie paksa të ftohta dhe jo të mira mes jush dhe kryetarit të partisë njëkohësisht kryeministrit të vendit.

Marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë kanë qenë edhe të mira edhe të këqija. Por kjo nuk do të thotë që për të mirën e qytetarëve të Shqipërisë nuk do të ketë një bashkëpunim për dy vitet që kanë mbetur.

Keni bindjen se PS do t'ju përzgjedhë për të marrë mandatin e deputeti apo mendoni që mund të ketë ndonjë alternativë tjetër.

Mandati nuk është i PS, mandati është i zonës, i Qarkut të Lezhës, unë isha kandidat. Jam i bindur se Komisioni Zgjedhor do të marrë vendimin e duhur që të jem unë, deputeti i Qarkut të Lezhës.




Ndocaj: Mandati më takon mua, përfaqësoj emigrantët

Eduart Ndocaj, i cili pritet të marrë mandatin e deputetit pas heqjes dorë nga kjo e drejtë e Arben Ndokës ka reaguar duke thënë se, do të jetë përfaqësuesi i lezhjanëve.

?Komunikimi im me qytetarët do të jetë i vazhdueshëm siç ka qenë deri tani. Prandaj, pashë të arsyeshme të sqarohem me ju. Respektoj vendimin e Arben Ndokës që heq dorë nga imuniteti. Ai është një vendim personal tij ku ka dhënë edhe arsyet. Sipas radhës, e sipas Kodit Zgjedhor me takon mua të jem deputeti i ri e përfaqësues i lezhjanëve deri në fund të kësaj legjislature?, shkruan Ndocaj në profilin e tij në Facebook. - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/eduard-ndocaj-marr-dh-niet-me-ram-n-t--mira-e-t--k-qija--313814.html#sthash.vmaBZJ52.dpuf

Recommended