Auditim të 61 bashkive, Rama: Këtë herë një projekt jo për të larë ndërgjegjen e donatorëve

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qeveria firmos marrëveshjen për asistencën teknike për 61 bashkitë e reja, një projekt i financuar nga UNDP për të bërë vlerësimin e gjendjes aktuale të bashkive por dhe për të ndihmuar për të ndërtuar politika zhvillimi.
Edi Rama: ?Një ndër kompanitë më të mëdha ndërkombëtare të auditimit do të vërë në dispozicion të gjithë kryetarëve të bashkive jo vetëm një dokumetacion shterrues lidhur me gjëndjen aktuale të financave dhe të aseteve të njësive të reja administrative por dhe një dije të re mbi mënyrën sesi në të ardhmen duhet të mbahen librat e llogarive dhe si duhet punuar me librat e llogarive jo thjesht për të mbajtur inventar por për të ndërtuar politika zhvillimi?
Kryeministri Edi Rama e quajti një projekt strategjik që lehtëson punën ?që është e domosdoshme por që për financat tona do të ishte vërtet një punë e rëndë?, siç u shpreh ai.
Madje Rama ?i kursyer? siç tha dhe ai në mirënjohen e ndërkombëtarëve, këtë herë nuk kurseu të shprehte mirënjohjen e thellë për UNDP-në pasi ?ky është vërtet një projekt strategjik që ka gjetur mbështetjen e donatorit dhe nuk është vazhdë e atyre projekteve që shpesh herë vlejnë për të larë ndërgjegjen e donatorëve por që nuk i lënë asgjë mbas këtij vendi ?
Duke nënvizuar seriozitetin e angazhimit të qeverisë për realizimin e një reforme reale decentralizimi dhe fuqizimi të qeverisjes së nivelit të dytë Rama nënvizoi:
?Jam i bindur se ky proces shumë i ngjashëm me atë të ndjerit Teki do na japë një pasqyrë të plotë e të na ndihmojë të kuptojmë më mirë se çfarë humbjesh kolosale në financa e asete kanë ndodhur gjithë këto vite dhe sesi ne të përgatitemi që ti minimizojmë humbjet dhe maksimalizojmë të ardhurat e asetet e bashkive. Jemi të investuar për një reformë reale decentralizimi dhe fuqizimi real të qeverisjes së nivelit të dytë. Sepse çka është quajtur deri tani decentralizimi ka qenë vetëm një fragmentalizim copëzim?

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/anslambli-puka-rremben-cmimin-e-pare-ne-festivalin-nderkombetar-te-folkut/