Kuvendi voton: I hiqet imuniteti Prengës, kundër Mamo nga PDIU

  • 9 years ago
TIRANË - Kuvendi i Shqipërisë i ka hapur rrugën Prokurorisë së Përgjithshme për të mbajtur në arrest deputetin Armando Prengën më qëllim vijimin e hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur në Laç .118 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim, ishte rezultati që ka zhveshur tashmë nga imuniteti i deputetit Armando Prengën. Deputeti i vetëm që votoi kundër heqjes së imuniteti ishte Omer Mamo i PDIU-së.

Vetë deputeti Armando Prenga nuk ishte i pranishëm në sallë, paravërisht se i ishte bërë njoftimi, - siç njoftoi kryeparlamentari Meta.

Ishte Prokuroria e Përgjithshme e cila i kërkoi Kuvendit aprovimin për arrestimin e Prengës, ndërsa në një mbledhje të orëve të vona të pasdites së të dielës, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit vendosi ta pranojë këtë kërkesë duke i çuar Kuvendit propozimin për t?i hequr imunitetit deputetit e për t?i hapur rrugë hetimeve.

Ashtu siç pritej sesioni i ri parlamentar nisi me akuza e kundër akuza ku në shënjestër nuk ishte vetëm deputeti Prenga por edhe vete kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të Ramës. Por akuzat e ardhura nga Berisha kanë mjaftuar të ndezin debatin ne aolën e kuvendit mes tij dhe deputetit socialist Paulin Stërkaj. - See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/kuvendi-voton-i-hiqet-imuniteti--preng-s-kund-r-mamo-nga-pdiu--313760.html#sthash.XoWawV06.dpuf