A1 Report - Kukës, digjen katër hektarë kullota dhe parcela me patate

Report TV

by Report TV

0 views
Rreth 40 dynym kullota dhe disa parcela me patate janë shkrumbuar nga flakët e zjarrit në fshatin Shishtavec të Kukësit pasditen e sotme.

Ky fakt konfirmohet nga banorë të zonës, të cilët pohojnë se zjarrvënia dyshohet se është e qëllimshme.

Për shkak të afërsisë drejt vendit të ngjarjes janë nisur zjarrfikëse nga Dragashi i Kosovës.

Zjarrëfiksja ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur puna për shuarjen e flakëve të zjarrit.

Ndërkohe edhe banorët e zonës po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit.