Në 10 ditë sekuestrohen 454 metër/serë dru ahu e prerë në pyjet e Shkodrës- Ora News

  • 9 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

280 metër/sere lëndë drusore e prerë në mënyrë ilegale në pyjet e zonës së Vermoshit u sekuestruan nga policia pyjore, gjatë një aksioni të përbashkët me uniformat blu. Lënda drusore transportohej nga 5 automjete, të cilat u bllokuan, ndërkohë autorët u ndaluan dhe u gjobitën me shumën e 500 mijë lekëve.
Bibe Dodaj, drejtor i policisw pyjore thotë se lënda drusore është marrë nga pyjet e Vermoshit
Ai shpreh vendosmërinë për vijimin e aksioneve, veçanërisht në këtë periudhe kur lënda drusore bëhet gati për stinën e dimrit, e japin edhe drejtuesit e ISHMP Shkoder.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-10-dite-sekuestrohen-454-metersere-dru-ahu-e-prere-ne-pyjet-e-shkodres/