• 9 years ago
Gjatë kësaj jave të gjitha bizneset e akcizës do të kenë në dorë dokumentin informues për funksionimin e tyre ligjor. Fushata "Ndërgjegjësimi dhe Zbatueshmëria" e ndërmarrë në bashkëpunim me Doganat, Ministrinë e Financave dhe asistuesja në doganën shqiptare "Croun Agents" do të nxjerrë në terren grupet operative për të vizituar të gjitha subjektet që merren me mallrat e akcisës.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e doganave Elisa Spirolapi dhe zv/ministrin e Financave Ervin Mete, drejtuesi për asistencën në dogana të Croun Agent, David Smith sqaroi se fushata do të nisë fillimisht me infomimin e të gjitha bizneseve të akcisës dhe ka për synim kontrollin dhe evidentimin e rasteve të shmangies së pagesës së akcizës nga subjektet, ndërsa shtoi se ato që nuk respektojnë ligjin do të përballen me pasojat legjislative.

Category

📺
TV

Recommended