A1 Report - Cani: Emergjence ne pensione Energjia reforma me me dhimbje!

  • 9 years ago
TIRANË -- Energjia dhe pensionet janë sektorët më problematike në vend, të cilët kërkojnë zgjidhje emergjente. Por ndërsa reforma në skemën e pensioneve, sipas ministrit të Financave, duhet bërë sot, zgjidhja për sektorin energjetik, mbetet sipas tij, ajo më e dhimbshmja.

Këtë qëndrim kreu i Financave shqitpare e deklaroi gjatë prezantimit të raportit të Bankës Botërore mbi Rishikimin e Financave Publike.

Ai tha se qeveria do të ndërmarrë reforma rrënjësore në sektorin e energjisë dhe skemën e pensioneve, alternativat për të cilat do t'i japë me kohën.

"Zgjidhja për energjinë, është shume e gjërë, është një reformë e cila fillon dhe mbaron me energjinë, por është një problem thelbësor dhe për financat publike. Koha do të tregojë për disa alternativa që do të japë qeveria, por pritshmëritë janë për një reformë rrënjësore. Jo pak janë dhe reformat për pensionet. Kjo reformë kërkon zgjidhje, s'mund ta lëmë për nesër pasi do të jetë shumë vonë. Do na duhet një zgjidhje e shpejtë dhe përfunditmare, se buxheti paguan shumë. Por më shqetësuese, më problematike, më e thellë, më me dhimbje, mbetet reforma në energjetikë", u shpreh ministri Cani.

Ministri Cani tha se qeveria do të fillojë diskutimet për futjen e një rregulli të ri fiskla që sipas tij do të disiplinojë politikën fiskale dhe të borxhit publik.

"Shmangia e goditjes së krizës, siç trumbetohej, që Shqipria s'u ndikua nga kriza, u vërtetua që ishte iluzive. Do fillojmë diskutim të gjerë për futjen e një rregulli fiskal, për të disiplinuar politikën fiskale dhe të borxhit public", u shpreh ministri i Financave.

Zgjerimi i bazës së taksave, sipas Canit, është mënyra më e mirë për të arritur zgjerimin fiscal dhe për të mbështetur sektorët prioritarë të ekonomisë.

Cani tha se ekonomia shqiptare ka nevojë për ribalancim të shpenzimeve publike ndërsa tha se do t'i "pritet rruga cdo krijimi të borxheve të reja të prapambetura në të ardhmen".