A1 Report - Dorina Mema sjell kupen e fitness ne Shqiperi dorina

  • 9 years ago
Një kupe bukurie dhe force është sjellë në Shqipëri, falë punës dhe pasionit të
sportistes së Fitnesit Dorina Mema. Protagonistja e emisionit "Goodmorning fitness" në A1 report kishte disa muaj që përgatitej për pjesëmarrjen në kampionatin e madh Europian në Kosovë, i organizuar nga Federata Botërore e fizikut bodybuilding dhe fitness dhe ku morën pjesë 24 shtete.
Ajo e ka nisur garën fillimisht në kategorinë Fitness, ku anëtarja e jurisë pëergjegjëse për femrat, hungarezja Ildico Buranis, vendosi nddryshimi e kategorisë, në atë të bukurisë sportive, "Woman Signore sport physique".

Pas vlerësimit me çmim të tretë, Dorina Mema tregon emocionet e kësaj gare, e cila ishte për herë të parë jo vetëm për të, por edhe për mbarë Shqipërinë.


Simetria feminile terheq vëmendjen e jurisë të cilët kishin qenë ata qe i kishin mësuar asaj pozat, në mungesë të një ekipi të këtij sporti, i cili është risi për Shqipërinë.

Megjithatë, e fortë dhe guximtare ajo mundi t'i rrëmbente vendin kampionëve të Europës si Ukrainë, Austri dhe Lituani. Dorina Mema u vlerësua me çmimin e tretë World Body building and physic Federation si femra më e bukur e gjithë kompeticionit, dhe kjo falë stërvitjes natyrore të saj.

Recommended