A1 Report- Tirane, Rexhep Qosja promovon botimin e "Ditarit" te pare të tij

  • 9 years ago
TIRANË -- Akademiku Rexhep Qosja ka promovuar sot në Tiranë, në Muzeun Historik Kombëtar, vëllimin e parë të ditarëve të tij që mbulojnë periudhën 1966 - 2014. Qosja shpjegoi se "Ditari fillon në vitin 1966, për arsye se në atë vit, ka ndodhur një ngjarje shumë e madhe dhe shumë e rëndësishme për popullin shqiptar, u mbajt Plenumi i Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë. Duke filluar prej asaj ngjarjeje, jam marrë me dukuri të ndryshme, me figura të ndryshme politike, intelektuale që kanë vepruar në atë kohë, që kanë vepruar mirë, por më shumë jam marrë me veprimet që më janë dukur që nuk janë në pajtim me kohën dhe me ardhmërinë e Kosovës dhe popullit shqiptar.

"Shpresoj që ditari im të sjellë një përvojë politike, shoqërore, morale, e cila mund t'i shërbejë historisë, përvojës sonë të ëprgjithshme morale kombëtare. Vepra ka filluar me vëllimin e parë. E konsideroj me disa vlera dhe ndoshta me shumë të meta, por lexuesit do ta gjykojnë,"- tha akademiku.

Recommended