Rasti i Radishanit, protestojnë studentët

  • 9 years ago
Incidenti i fundit në lagjen Radishan të Shkupit është edhe një dëshmi se drejtësia në Maqedoni nuk ekziston, në veçanti kur janë në pyetje shqiptarët. Këto akuza i lëshoi sot Lëvizja Sudentore 'Forca' gjatë një proteste simbolike para Gjykatës Themelore Shkupi 1. Furkan Saliu njëri nga studentët që dolën në protestë tha se me 1 minutë heshtje edhe njëherë do të trumbetojnë për drejtësinë e vdekur në këtë shtet.

"Drejtësia në Maqedoni po mbetet e mbyllur në sirtarët e këtyre gjykatësve të cilët shumica janë të korruptuar dhe kanë vulosur fatin e shumë familjeve. Këto lule që vendosëm këtu janë si shenjë edhe për ata policë të cilët vetëm e marrin rrogën kurse në të shumtën e rasteve nuk mbrojnë qytetarin e pafajshëm. Rasti më i freskët ishte ai në lagjen Radishan. Ne shprehim keqardhje edhe për rastin që ndodhin në mbrëmjen e radhës ku u rrahën nxënës maqedonas, shprehim keqardhje edhe për familjet e tyre", tha Furkan Saliu -- Lëvizja Studentore FORCA.

Studentët që protestuan sot thanë se para daljes në protestë e cila sipas tyre ishte paraparë të jetë e qetë dhe demokratike, kishin hasur në presione të shumta për të cilat nuk deshën të komentojnë. Protesta vjen dy ditë pas incidentit në Radishan ku banorët shqiptar pretendojnë të jetë sulmuar nga dhjetëra banorë maqedon. Valmir Kuçi

Recommended