A1 Report - Sot luhet Real Madrid-Barcelona ne loje eshte titulli kampion

  • 9 years ago
Sot në mbrëmje duke nisur nga ora 21:00 e gjitha bota mban frymën pasi luhet "El Clasico" Real Madrid -Barcelona në "Santiago Bernabeu ku në lojë është titulli kampion në Spanjë.

Madrilenet janë 4 pikë para blaugranëve dhe mbërrijnë në këtë ndeshje me rolin e favoritit por trajneri Ancelotti e di mjaft mirë që të fitosh ndaj Barcelonës do të thotë që mund të kesh hipotekuar titullin. "Nuk mjaftohemi me barazimin, ne luajmë në shtëpi dhe do të bëjmë të pamundurën të fitojmë", ka shpjeguar Ancelotti i cili sqaron që është një ndeshje e rëndësishme për të dyja skuadrat por e ndjen që ka ardhur koha për fitore ndaj Barcelonës.

Nga ana tjetër, klasikja nuk e tremb trajnerin e Barcelonës Tata Martino, i cili tregohet realist dhe sqaron se ndeshja e sotme është shansi i fundit i katalanasve për të fituar titullin. Martino hedh poshtë akuzat për një lloj krize në lojën e Barçës dhe thekson se në krahasim me Realin, Barcelonës i mungon vazhdimësia në rendiment.

Përsa i përket formacioneve, Ancelotti do zbresë me njëmbëdhjetëshen klasike me Ronaldo-Benzema dhe Bale në sulm ndërsa tek Barça rikthehet Pique dhe pritet që në sulm të luajë dyshja Messi-Neymar.

Category

📺
TV

Recommended