'TAV', rritet për 20 për qind numri i pasagjerëve

  • 9 years ago
Mbi 980 mijë udhëtarë vitin e kaluar kanë udhëtuar në aeroportet e Shkupit dhe Ohrit që është për 20 për qind më shumë krahasuar me vitin 2012. Sipas Kompanisë, "TAV" e cila menaxhon me aeroportin, kjo rritje është si rezultat i punës së kompanive me kosto të ulët të cilët kanë bartur numrin më të madh të udhëtarëve. Destinacioni më i vizituar për vitin 2013 ishte Stambolli.

"Nga viti 2010 numri i udhëtarëve është rritur për 44 për qind. Në 3 vitet e fundit kemi shënuar rritje për 10 për qind kurse rritja më e madhe mesatare në Evropë është 5 për qind", deklaroi ALPER ERSOJ, menaxher operativ i 'TAV' .
"Viti 2013 ishte i suksesshëm jo vetëm për nga numri i udhëtarëve por edhe nga siguria në trafikun ajror", tha ZORAN KRSTEVSKI, Drejtor gjeneral i TAV .

Nga 'TAV Maqedoni' gjithashtu njoftuan se kjo kompani ka fituar vendin e parë në Evropë si aeroporti më standardet më të mira evropiane. Rezultatet janë siguruar nga një anketë e zhvilluar nëpër 250 aeroporte evropiane ku TAV është cilësuar si kompania me shërbime më të shpejta dhe më të mira. Në vitin 2009, aeroporti 'Aleksandri i Madh' ka numëruar gjithsej 19 fluturime direkte kurse me 4 destinacionet e reja për këtë viti ky numër do të arrij në gjithsej 26 fluturime. Ferikan Iljazi