A1 Report - Shkelën lejen 3-mujore në zonën Shengen, kthehen 48 shqiptarë

  • 9 years ago
TIRANE- 48 shqiptarë të cilët kanë shkelur lejen 3-mujore në zonën Shengen, mbërritën mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Në aeroportin e Rinasit mbërritën shqiptarët e deportuar të cilët janë 33 nga Franca, 11 nga Spanja, dhe 4 nga Blegjika. Ndërsa mësohet se 46 janë meshkuj dhe 2 femra.

Operacioni për deportimin e shqiptarëve në atdhe u krye nga policia kufitare, polica franceze dhe FRONTEX. Mësohet se shqiptarët e kthyer do të dërgohen në komisariat ku do të merren në pyetje.

Ndërsa zv.ministrja e Brendshme Elona Gjebrea, ka deklaruar nga Rinasi se qeveria është e angazhuar për të zbatuar marrëveshjen e hapsirës Shengen, dhe u bëri apel të gjithë shtetasve shqiptarë që të respektojnë regullat e vendosura.

Kthimi i tyre në Shqipëri bëhet në kuadër të marrëveshjeve për lëvizjes e lirë në zonën Shengen. Ndërsa mësohet se shtetasit shqiptarë kishin shkelur afatet e lejes 3-mujore dhe kishin kërkuar azil në mënyrë të padrejtë.

Lidhur me këto zhvillime pritet që Policia e Shtetit të japë më shumë detaje në një konferencë për shtyp.