A1 Report - Itali, Silvio Berlusconi largohet nga PDL, rilind partia Forza Italia

  • 9 years ago
ROMË - Ditën e shtunë, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi ka deklaruar ndarjen nga pratia e 'Popolo Della Liberta' dhe rilindjen e 'Forza Italia'. Vendimi i tij erdhi pas prishjes së marrëdhënjes së ti me Alfanon dhe parlamentarëve të tjerë të cilët kërkonin t'a përjashtonin nga senati.

Por rilindja e partisë së tij të vjetër nënkupton dhe kalimin në opozitë të Berlusconit, pasi të gjithë ministrat e PDL-së mbështësin zv. Kryeministrin e Italisë, Angelino Alfano. Gjatë fjalimit të tij prej rreth 90 minutash në Këshillin Kombëtar, Berlusconi nuk kurseu sulmet kundër magjistraturës, PD-së dhe ndëshkimin e komunizmit.

Refreni i rri i Berlusconit ishte ngritja e zërit ndaj ligjit të stabilitetit dhe tentativës së përjashtimit të tij nga senati italian.

Ish-kryeministri u shpreh se ishte e vështirë tashmë për të rrëzuar qeverinë Letta pasi i mungonin votat.

Ndërsa gjatë mbrëmjes Berlusconi ftoi simpatizantët e tij të quajtur Ushtria e Silvios për të nxitur të rinjtë të zbrisnin në rrugë dhe të fillonin nga puna për të mos lënë politikën në dorë të kujt i zhgënjeu.