A1 Report - Intervista me gazetarin italian Bruno Vespa

  • 9 years ago
Conversation started today
Elvana Bilali
11:43am
Elvana Bilali

Intervistë me gazetarin italian Bruno Vespa
Gazetare: Elvana Bilali
Gazetari italian, i mirënjohur edhe për publikun shqiptar, Bruno Vespa, në vizitën e tij të tretë në Shqipëri, vjen si i apasionuar pas verërave. I ftuar në rezidencën e Ambasadës italiane në Tiranë, nga Ambasadori Massimo Gaiani, ai prezantoi për të pranishmit disa verëra të cilat prodhohen në Rajonin e Puglias, në Itali.
Me këtë rast, ai dha edhe një intervistë për televizionin A1 Report, ku dha edhe një mesazh për të rinjtë dhe për gazetarët shqiptarë.
Kjo është hera e tretë që ju vini në Shqipëri, cili është impakti që keni sa herë vizitoni këtë vend?
Shqipëria është gjithmonë e më e fortë dhe gjithmonë më mirë, është një vend me popullsi të re, një vend në zhvillim. Një vend i cili më duket plot me optimizëm, plot me vullnet. Mendoj se të rinjtë shqiptarë kanë më shumë shpresa, që tashmë shumë nga të rinjtë italianë nuk i kanë.
Cili do të ishte mesazhi juaj për gazetarët shqiptarë?
Gazetarët shqiptarë duhet të ndjekin zhvillimet e vendit të tyre. Paraditen e sotme, u dhashë një mesazh disa gazetarëve të rinj shqiptarë, që të jenë sa më të qartë, duke ndarë faktet nga opinionet dhe mbi të gjitha të jenë trasparentë dhe korrektë. Nuk duhet të thonë dhe të bëjnë gjëra që nuk janë në sintoni me njëra tjetrën, pasi një `scoop` mund të jetë dicka e madhe, por nëse është një `scoop` i gabuar, duke dëmtuar edhe imazhin e dikujt tjetër, kështu nuk bën karrierë në gazetari.
Jam në dijeni se ju jeni i apasionuar pas verërave, ç`mund të na thoni rreth kësaj?
Sonte gjendem në rezidencën e ambasadorit italian në Shqipëri, për të prezantuar disa verëra që i prodhojmë në Rajonin e Puglia-s, që ndodhet këtu pranë, përballë me Shqipërinë.
Ky është viti i parë që këto verëra prezantohen në shoqëri dhe është një verë e bardhë dhe e kuqe, që po arrijnë të kënë sukses si në Itali ashtu edhe jashtë saj, shpresojmë që të pëlqehen edhe në Shqipëri.
Në këtë eveniment, ishin të ftuar gazetarë, politikanë dhe shumë personalitetet të tjerë, shqiptarë dhe të huaj.

Recommended