Vlorë, Shpëtim Gjika pranon: Firmosa pa miratimin e KRT

  • 9 years ago
Shpëtim Gjika, kryebashkiaku i Vlorës, duket se ka bërë autogol gjatë periudhës së hetimit të çështjes në ngarkim të tij nga ana e prokurorisë. Prokurorë dhe oficerë të njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Vlorës, e kanë pyetur Gjikën tre herë për çështjen e ndërtimit të dy pallateve dhe se në të treja dëshmitë, që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, Shpëtim Gjika ka pranuar se ai kishte lëshuar lejën e ndërtimit, por që në fakt atë nuk e kishte kaluar në votëbesim.

Sipas tre deklarimeve të Gjikës të dhëna në prokurorinë e Vlorës, kryebashkiaku pranon se ka lëshuar për personat, pronarë të truallit vërtetim për lejë ndërtimi, por në fakt ky veprim sipas tij është keqpërdorur nga të pandehurit e tjerë të kësaj çështje dhe administratorët e dy firmave të ndërtimit, të cilët nëpërmjet këtij dokumenti kanë filluar punimet për hapjen e gropave dhe njëherësh kanë filluar ndërtimin e objeketve. Pyetjes së prokurorëve të njësisë hetimore, Task-Forcë Vlorë, se persë kryebashkiaku Gjika nuk ka ndaluar punimet e këtyre dy objekteve, nëpërmjet inspektoriatik ndërtimor të bashkisë dhe policisë Bashkiake, Shpëtim Gjika në një rast, ka dhënë përgjigjen se nuk i janë paraqitur si raste të shkeljes urbanistike. Mirëpo, kjo përgjigje sipas akuzës së Vlorës, është kontradiktore dhe me dy deklarimet e tjera, që Gjika ka dhënë në prokurori. Sipas akuzës në dy vendimet e KKRT që gazeta Shqiptarja.com i disponon nuk është marrë asnjë vendim për lejë ndërtimi pallati.

Recommended