Intesa San Paolo Bank Albania interesa 7% për depozitat në lek

  • 9 years ago
Nëse jetoni jashtë vendit apo në Shqipëri dhe dëshironi të depozitoni paratë tuaj në lek e të merrni një normë interesi të lartë prej 7 përqind këtë mund t'ua mundësojë "Intesa Sanpaolo Bank Albania".

Në këtë periudhe verore, banka prestigjoze ka hedhur në treg posaçërisht për klientët depozitën me afat "Mundem Benefit", e për këtë drejtori i divizionit Retail, zoti Alberto Prestopino, na shpjegon në një intervistë për "A1 Report" përfitimet që sjell ky produkt ri i bankës "Intesa Sanpaolo Bank Albania", e cila operon edhe në vendin tonë.

Duke ju referuar situatës ekonomike të vendit, Prestopino ka theksuar se "Intesa Sanpaolo Bank Albania" po sjell në Shpipëri praktikat më të mira që grupi ka zhvilluar në tregjet ku është present.

Me anë të këtij produkti Depozitë me Afat "Mundem Benefit" që ka hedhur tashmë në treg "Intesa Sanpaolo Bank Albania" ka si qëllim që të përmbushë pritshmëritë e klientëve. Sipas drejtorit të divizionit Retail, deri me tani ky produkt është pëlqyer nga klientelës.

Për të gjitha risitë që deri tani kjo bankë ka sjellë në Shqipëri ka pasur në qendër të saj thjeshtësinë, sigurinë, integritetin, transparencën dhe vlerat e etikës.

Produkti i ri që "Intesa Sanpalo Bank Albania" ka nxjerrë, i jep mundësi klientit të tërheqë shumën në çdo moment duke ruajtur interesat e përfituara. Interesat kreditohen në llogari në fund të çdo viti. Kushdo që aplikon për depozitën "Mundem Benefit" regjistrohet automatikisht për shërbimin e njoftimit me mesazh telefonik.

Gjithashtu nuk mbahen komisione në mbërritje për transferimin e parave nga banka të tjera. Pra, mos harroni depozitoni paratë tuaja në "Intesa Sanpaolo Bank Albania" dhe merrni përfitme të larta nëpërmjet depozitës me afat "Mundem Benefit".