Korçë, zhdukja e 64 pikturave, tensione në seancën gjyqësore

  • 9 years ago
Korçë - Tension dhe ngritje tonesh mes të pandehurit Sotiraq Xega dhe trupit gjykues në seancën gjyqësore për zhdukjen e 64 pikturave nga Galeria e Arteve ''Guri Madhi '' në Korcë.

Një situatë e tillë është krijuar pasi i akuzuari Sotiraq Xega, ish-përgjegjës i arkivit në galerinë e arteve ka zgjedhur të mbrohet pa avokat dhe duke mos njohur procedurat e gjykimit ndërhyn dhe ndërpret dëshmitarët pa i dhënë fjalën gjykata. Situata është acaruar edhe më tej pasi dëshmoi Vasillaq Nica, ndërsa sipas Xegës dëshmia e tij është vetëm një gënjeshtër

Irritimi i Xegës ka shkuar deri atje sa ka kërkuar zëvendësim të trupit gjykues, kjo ka bërë që gjykatësja të ndërpresë edhe seancën gjyqësore.

Tashmë gjykimi për 64 pikturat e zhdukura 27 prej të cilave i përkasin piktorit të popullit Vangjush Mio, do të rinisë pasi të jetë zëvendësuar trupi gjykues.

Recommended