Irlandë, vazhdon dhuna ndër-fetare

  • 9 years ago
Nata e pestë me radhë që Belfasti, në Irlandën e Veriut tronditet nga protestat e dhunshme. Turma e mbledhur në pjesën veriore të kryeqytetit grabiti 4 automjete policore të cilat i vuri flakën duke i përdorur si barrikada. Dhunuesit kanë hedhur bomba molotovi, por deri tani nuk ka ende të dhëna për të plagosur. Policia bëri të ditur se në përleshje është sulmuar edhe një kameraman i cili pasi xhiruar ngjarjen, është rrahur dhe i është vjedhur kamera. Autoritet lokale prej ditësh bëjnë apel për ndërprerje të dhunës, po pa sukses. Trazirat filluan pasi të premten në mbrëmje "Urdhri Portokalli", bëri thirrje për protesta, pasi policia iu kishte ndaluar pjesëmarrësve të kalonin rrugën, që ndanë pjesën katolike dhe protestante. Marshet tradicionale të protestave në Irlandën Veriore mbahen në kujtim të fitores të ushtrisë protestante ndaj asaj katolike, në shekullin 17. Pjesëtarët e "Urdhrit Portokalli" duan të marshojnë edhe në lagjet e Belfastit ku jetojnë katolikë, por pushteti e ka ndaluar atë për të shmangur ndonjë përleshje mes dy bashkësive fetare. Petar Bllazhevski

Recommended