Fier, thahen të mbjellat si pasojë e mungesës së sistemit vaditës

  • 9 years ago
Fier - Dhjetëra hektarë me të mbjella po thahen në fshatrat e rrethit të Fierit, si pasojë e mungesës së sistemit vaditës. Fermerët ankohen se kjo situatë po shkatërron kulturat bujqësore dhe se shpresat e tyre tanimë varen vetëm tek reshjet e shiut për vaditjen e plotë të kulturave bujqësore. Ata shprehen të shqetësuar se kjo situatë nuk i lejon ata të marrin rendimentin e duhur nga të mbjellat.

"Misri mbillet edhe shpresojmë nga zoti lart që të bien rreshje që të bjerë shi dhe të bëjmë prodhim. Ska rezervuar që të vijë uji edhe është prishur kanali shtetit që vjen nga Kurjani edhe s'ka. Qysh në '93-'94 që u prish nuk kemi patur asnjë pikë uji.

Para pesë vjet e gjysëm Banka Botërore bëri kanalin kryesor edhe nuk ka parë me sy pikë uji kanali deri më sot. Nuk merret ai prodhim që duhet", shprehen banorët.

Sipas banorëve, vitet e fundit çdo prodhim i pritshëm si në drithëra, në perime apo në frutikulturë, ka shkuar tërësisht dëm, pasi janë tharë nga mungesa e vaditjes.

Recommended