Nju Orlins, identifikohet sulmuesi

  • 9 years ago
Policia e Nju Orlinsit është në kërkim të një djaloshi 19 vjeçar i dyshuar për hapjen e zjarrit me armë, të dielën, nga i cili mbetën të plagosur rreth 20 persona. Autoritetet në qytetin Liuziana premtuan 10 mijë dollarë për informata që do ndihmonin në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit Ejkin Skot. Policia publikoi pamje filmike të regjistruara nga kamerat e sigurisë, gjatë breshërisë së plumbave, në parakalimin me rastin e ditës ndërkombëtare të nënave. Në parakalim merrnin pjesë rreth 200 persona. Sipas të dhënave të fundit, nga të shtënat u plagosën 10 burra, 7 gra dhe dy fëmijë dhjetëvjeçarë. Dy nga të lënduarit ende janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin nuk dihen motivet e sulmit, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia që sulmuesi të ketë pasur edhe bashkëpunëtor. Ejkin Skot, ishte i njohur edhe më herët nga organet policore si person që shpeshherë kishte shkelur ligjin. Petar Bllazhevski

Recommended