Reshje shiu edhe gjatë javës së ardhshme

  • 9 years ago
Sot dhe gjatë gjithë javës që vjen në mbarë Maqedoninë, do të mbizotërojë mot i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erëra të forta, madje nuk përjashtohet edhe mundësia e breshrit në disa zona. Kështu thonë sinoptikanët pranë Entit Hidro-meteorologjik në Shkup. Sipas tyre, gjatë pesë ditëve të ardhshme, temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 7 deri 14, ndërsa ajo e ditës nga 26 deri 32 gradë celsius.

"Gjatë ditës së sotme, në veçanti gjatë orëve të pasdites do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira lokale, dhe do të jetë nxehtë d.m.th për këtë periudhë të vitit... por gjatë orëve të pasdites do të paraqitet përsëri mot i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta, ndërsa mund të pritet edhe breshër, siç ishte edhe mbrëmë kur në rrethinë të Shkupit kishte breshër. Rikujtojë se edhe për sot ka gjasa që të paraqitet përsëri i njëjti mot", tha Dushanka Tanushevska, sinoptikane.

Ndërkohë, lidhur me motin e nxehtë që përfshiu vendin gjatë ditëve të kaluara, sinoptikanët thonë se është i pazakontë për këtë periudhë të vitit.

"Kemi pasur mot të tillë të nxehtë edhe më parë, dhe do të kemi përsëri por nuk mund të thuhet se ky i nxehtë, në këtë periudhë ka qenë i zakonshëm. Por përsëri e them, ka pasur të nxehtë të tillë gjatë prillit, por shumë rrallë", tha Dushanka Tanushevska, sinoptikane.

Sot gjatë pasdites në Shkup do të mbizotërojë mot me reshje lokale shiu, ndërkohë edhe gjatë ditëve të tjera të javës që vjen do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe pak më i freskët. Valmir Kuçi

Recommended