KQZ, jep dorëheqjen dhe Jani Jani: S'mund të rrija indiferent

  • 9 years ago
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve tashmë zyrtarisht ka vetëm 4 anëtarë të mazhorancës, pasi mesditën e sotme anëtari i tretë i propozuar nga e majta parlamentare në këtë institucion, Jani Jani i PBDNJ-së ka dhënë dorëheqjen.
Shkresa e dorëheqjes, drejtuar institucionit të administrimit të zgjedhjeve, për dijeni edhe të Kuvendit të Shqipërisë mban datën e sotme 21 prill, tre ditë pasi deklaroi ngrirjen e marrëdhënieve me KQZ.
Jani Jani sqaron se vendimi i tij për t'u larguar nga ky komision vetëm 2 muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të 23 Qershorit, vjen në shenjë solidariteti me kolegët Ilirjan Muho, Denar Biba dhe Albana Shtylla.
Por sjell në vemendje dhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili thekson se institucionet shtetërore në Shqipëri janë skajshmërisht të politizuara, përfshi edhe KQZ-në.
"Pamundësia për të mos qenë indiferent edhe ndaj asaj që është nënvizuar në raportin e Departamentit të Shtetit për "Institucione shtetërore skajshmërish të politizuara përfshi edhe KQZ-në, po minojnë të drejtat e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje", më imponojnë të jap edhe unë dorëheqjen nga detyra e anëtarit te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve.- nënvizohet në shkresën e dorëheqjes.
Nënkryetari i KQZ-së Biba dhe anëtarja tjetër e propozuar nga PS, Shtylla dhanë dorëheqjen pasi Parlamenti votoi kërkesën e PD-së për shkarkimin e Muhos të propozuar nga LSI.
Sipas Kodit Zgjedhor, në këto kushte KQZ mund te zhvillojë mbledhje me 4 anëtarët e mbetur, por nuk mund të marrë asnjë vendim që kërkojnë shumicë të cilësuar pasi për këto vendimarrje duhet vota e të paktën 5 anëtarëve.

Category

📺
TV

Recommended