Jakupi dhe Ibrahimi shpëtuan Strugën nga rivotimi

  • 9 years ago
Në këtë mënyrë u zhvillua mbledhja e mbrëmshme e KSHZ-së, në debatin mbi ankesat e paraqitura nga VMRO DPMNE-ja për disa vendvotime në Strugë. Debati u zhvillua për 15 ankesat e tjera të partisë në pushtet, ndërkohë që një natë më parë, KSHZ-ja pranoi dy ankesat e të njëjtës parti, me arsyetimin se në qendrat e votimit ishin përdorur stilolapsa me dy ngjyra, të zi dhe kaltër. Ndërkaq, në debatin e mbrëmshëm, sipas nënkryetarit të KSHZ-së Subhi Jakupi, KSHZ-ja mori në shqyrtim materialet zgjedhore nga vendvotimet 18-82, 18-85 dhe 19-11, po nga komuna e Strugës.

Sipas Jakupit, pas verifikimit të këtyre materialeve është vërtetuar se në vendvotimin 19-11 është gjetur një fletë votimi nga vendvotimi 18-85, që është konstatuar si falsifikim, si dhe fletë tjetër votimi e gjetur në vendvotimin 18-82. Në njërën nga fletëvotimet ishte rrethuar kandidati maqedonas, ndërsa tek tjetri kandidati shqiptar. Sipas Jakupit, vota e falsifikuar ka dalë nga një vendvotim nga një fshat maqedonas Vranishtë të Strugës, edhe pse paraprakisht VMRO DPMNE-ja kishte akuzuar se bëhet fjalë për falsifikim dhe parregullsi të organizuar nga shqiptarët. Ndërkohë Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së i cili zbuloi skandalin me fletën e votimit theksoi se bëhet fjalë për krim të organizuar dhe falsifikim zgjedhjesh.

"Kjo është fletë. Kjo është fleta për të cilët dëshironi të anuloni vendvotimin 12-11..Për shkak të kësaj, propozoni anulohet dhe të të rivotohet në këtë vendvotim. Këtë e vlerësoni si fletë të tepërt në kuti nga ajo që është nënshkruar në listën zgjedhore", deklaroi Bedredin Ibrahimi, anëtar i KSHZ-së.

"Le të konstatojmë se këtë letër duhet ta lëmë këtu në KSHZ dhe që të konfirmohet me procesverbal. Letra të vazhdojë të mbetet në KSHZ për procedura të radhës", u shpreh Subhi Jakupi, nënkryetar i KSHZ-së./

Megjithë ankesat e paraqitura nga VMRO-DPMNE, fitorja e kandidatit shqiptar Ziadin Sela i cili ka një diferencë prej 5 mijë votash kundrejt kandidati maqedonas Vlado Koçoski, nuk kërcënohet. KSHZ-ja mbylli përfundimisht debatin e ankesave, sot në mëngjes, duke rrëzuar edhe 231 ankesat e LSDM-së.

Melihate Rustemi

Category

📺
TV

Recommended