Rekord 'guinness' për pëlcitjen e flluskave

  • 9 years ago
366 nxënës të shkollave të mesme nga Nju Xhersi kanë shënuar një rekord të pazakontë në Librin Gines. Adoleshentët e shkollës "Horton" u bënë pjesë e këtij libri të famshëm, për numrin më të madh të njerëzve që kanë pëlcitur në të njëjtën kohë, flluska të vogla plastike me ajër. Nxënësit e shkollave të mesme, i pëlcitën flluskat me duar, e madje edhe me këmbë, duke kërcyer mbi qeset me ajër. E gjithë kjo garë, u shoqërua me shaka, hare dhe argëtim. Edhe gjyqtarët e Librit Gines u habitën nga kjo performancë, veçanërisht nga zhurma e pëlcitjes.

"Kjo përpjekje për të krijuar sot një rekord ishte interesante dhe zyrtarisht, e pabesueshme. Tingulli ishte i pabesueshëm dhe energjia që krijohej në hapësirë, gjithashtu! Thjesht, ishte një gjë mahnitëse për ta parë", tha Kimberli Patrik, përfaqësues i Librit të Rekordeve 'Guinness'.

Në dyshemenë e gjimnazit ishin vendosur qese në masën e 8 mijë metrave katrorë, që janë përdorur për ambalazhime. Rekordi përkon me 50 vjetorit të zbulimit për herë të parë të këtyre qeseve me dhomëza ajri, për të ruajtur veçanërisht artikujt delikatë nëpër magazina. Bojana Simonoviq

Recommended