Amerika duhet ta luftojë ISIS-in me libra dhe ide

  • 10 yıl önce
-  Ju keni 20 vjet që flsini për nevojën e një lufte ideshë.

Adnan Oktar:  Të përdorësh vetëm idetë. Miqtë tanë pyesin ç’t’u hedhin atyre, çfarë pritet prej tyre të bëjnë? A t’u hedhin lule? Jo, atyre nuk u duhen lule. Hidhu libra, atyre u duhet informacion. Ata kurrë nuk mendojnë t’u japin atyre të dhëna. Ata gjithmonë thonë se një fushatë intelektuale kundër fanatizmit është thelbësore, por kurrë nuk e bëjnë. Ata e quajnë fushatën e ideve si thelbësore, por vazhdojnë të hedhin bomba. Ndal bombardimin  dhe edukoji njerëzit përmes radios, televizionit e gazetave. Hidh fletushka nga avionet. Ndriçoji dhe informoji njerëzit. Sikur një herë të vetme ta bënin këtë amerikanët! Nëse s’e bën dot, ka njerëz që munden ta bëjnë. Le të punojmë së bashku. Le ta bëjmë me shkencë dhe dashuri.

Edhe PKK-ja mund të gjunjëzohet përmes ideshë. As ata nuk ka nevojë të bombardohen. Edhe për ta mund të lëshosh fletushka. Mund t’i mësosh nëpërmjet radios e televizionit dhe t’i bësh për vete.

Lufta kundër ISIS-it mund të marrë të njëjtën formë. ISIS-i ka sistemin e vet të ideve. Pse shkon e i bombardon? Ti mund t’u tregosh atyre idetë e tua, dhe jo të tyret. Mund t’i bësh njerëzit për vete. Për shembull unë jam kundër ISIS-it. Unë them se ata po vrasin e maskarojnë, se ata i mveshin Zotit të barabartë me të, dhe se po mëkatojnë. E prapëseprapë, ata përdorin një gjuhë mjaftë të respektuar ndaj meje. Në rrjetfaqet e tyre ata thonë: «Të gjithë duhet ta respektojnë Adnan Oktarin». Unë e them në mënyrë të shtjelluar se ata po masakrojnë njerëz. E prapë, ata flasin me respekt për mua. Kjo, sepse ata e dinë se unë jam i sinqertë. ISIS-i e kupton se ç’them, por Amerika jo. Kjo më habit mua. Ata ose e shpërfillin këtë ose nuk dinë.

Nuk luftohen njerëzit duke bombarduar male e shkëmbinj. Ata përherë lëshojnë bomba. Luftoji me penë. Po lëshove bomnba, ato mund të bien mbi një bari a dikë tjetër. Nuk është mirë, edhe nëse rrok një terrorist të PKK-së. Anëtarët e PKK-së në Turqi gjykohen dhe më e shumta marrin dënime të përjetëshme. Kjo ndodh nëse kanë kryer vrasje. Nëse jo, i lëmë të lirë. Por ata po vrasin njerëz me bombardime. Kjo nuk është në përputhje me Kur’anin. Ne i dënojmë veprat e këqia të ISIS-it, veprat terroriste të PKK-së dhe masakrat e kryera nga Amerika. Ne nuk duam gjakderdhje.

- Ju keni shkruar libra kundër PKK-së që shkatërron darvinizmin. Dhe keni shkruar një libër rreth fanatizmit kundër ISIS-it.

Adnan Oktar:  Libri im «Fanatizmi – Rreziku i errët», i jep zgjidhje të plotë ISIS-it. Amerika mund ta marrë këtë libër e ta përdorë atë si të dojë. Unë do t’u jap të gjitha të drejtat atyre. Le ta përdorin si të dëshirojnë. Askush nuk mund të ketë ndonjë kundërshtim ndaj librit tim. Unë u tregoj të gjitha gabimet e atyre haditheve. U shpjegoj sesi Kur’ani është i mjaftueshëm. U shpjegoj se Islami është një fè dashurie. U shpjegoj se në të nuk ka vend për vrasje e masakra. Ajo çka u vjen njerëzve në mend kur përmendet Islami është shpata.